Loading...

LUFTA E 2001-SHIT – VLERË KOMBËTARE HISTORIKE




 Xhelal Zejneli


 Lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 në Maqedoni, nga individë të ndryshëm, kohë pas kohe paraqiten shkrime tendencioze, pikëpamje shkencërisht të paverifikuara si dhe dilema të pabaza. Përkitazi me periudhën e sipërthënë të historisë së popullit shqiptar, duhet gjykuar në mënyrë parimore:

1. Me luftën e 2001-shit, do të merren historianët dhe institucionet shkencore kompetente të Shqipërisë dhe të Kosovës, duke përfshirë edhe studiuesit shqiptarë në Maqedoni;
2. Historia e botës është histori e luftërave që shpërthejnë për arsye nga më të ndryshmet. Askush nuk këtë rruzull nuk e dëshiron luftën, por ajo, në çaste dhe rrethana të caktuara i imponohet një populli;
3. Historia do të shënojë se lufta e 2001-shit ishte luftë e brendshme;
4. Lufta shpërtheu si pasojë e pakënaqësive të thella të shqiptarëve në Maqedoni;
5. Lufta shpërtheu për ta zgjidhur statusin politik dhe juridik të shqiptarëve;
6. Luftën e 2001-shit e mbështetën pothuajse të gjithë shqiptarët në Maqedoni si dhe i tërë kombi shqiptar në gadishull, duke përfshirë edhe diasporën shqiptare në Europë dhe në SHBA;
7. Populli shqiptar në Maqedoni, luftën e 2001-shit e mbështeti moralisht, shpirtërisht dhe materialisht;
8. Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e mbështetën pothuajse të gjithë shqiptarët në Maqedoni, dhe i tërë kombi shqiptar në Ballkan, duke përfshirë edhe diasporën shqiptare në Europë dhe në SHBA; 

9. Ushtria Çlirimtare Kombëtare e kishte Përfaqësuesin politik të vet, Shtabin e përgjithshëm, hierarkinë usharake, komandën ushtarake, uniformën ushtarake, betimin ushtarak solemn, emblemën ushtarake, disiplinën ushtarake, formimin ideologjik dhe politik, objektivin ushtarak, gatishmërinë për t’u sakrifikuar në altarin e lirisë;

10. Ushtria Çlirimtare Kombëtare, çarmatosjen e bëri në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, duke ia dorëzuar armët NATO-s;

11. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës me seli në Hagë, erdhi në përfundim se Ushtria Çlirimtare Kombëtare, gjatë luftës së 2001-shit, nuk ka bërë krime lufte dhe si rezultat i këtij konstatimi, ndaj asnjë përfaqësuesi apo pjesëtari të luftës, tribunali i Hagës nuk ngriti procedurë hetimore;
12. Lufta e 2001-shit dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare janë pjesë tejet e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe e kombit shqiptar në rajon;
13. Lufta e 2001-shit dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare tanimë kanë zënë vend në historinë e popullit shqiptar në Ballkan.
14. Me detajet e luftës së 2001-shit dhe të UÇK-së mund të merren kryesisht aktorët, përkatësisht pjesëmarrësit e luftës, si dhe studiuesit e saj, d.m.th. historianët.
15. Shqiptarët, luftën e 2001-shit dhe UÇK-në, në asnjë mënyrë nuk mund ta lënë jashtë historisë, për arsye se një hap i tillë do të ishte absurd, johistorik, antikombëtar dhe do t’i zhvishte shqiptarët nga një pjesë e rëndësishme e historisë së tyre;
16. Disa popuj të rajonit, si për shembull serbët, grekët dhe sllavo-maqedonasit, thurin histori edhe për çastet historike në të cilat, ose nuk kanë marrë pjesë, ose kanë qenë pjesëmarrës të parëndësishëm. Me një fjalë, sajojnë dhe trillojnë histori.
17. Marrëveshja e Ohrit, si dokument me vlerë ndërkombëtare, dhe i afirmuar në përmasa globale, është pjesë e historisë së popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe e kombit shqiptar në gadishull;
18. Marrëveshja e Ohrit në asnjë mënyrë nuk paraqet pengesë që shqiptarët në Maqedoni, në një çast tjetër historik ta ripërkufizojnë kauzën e vet kombëtare dhe të dalin me kërkesa politike të reja;
19. Dështimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si pjesëmarrës në qeverinë e VMRO-së, në periudhën e viteve 2006-2014, në asnjë mënyrë nuk mund ta diskreditojë, as ta komprometojë luftën e 2001-shit dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare;
20. As edhe pyetja: e arriti apo jo lufta e 2001-shit qëllimin e luftës, në asnjë mënyrë nuk mund ta diskreditojë apo ta komprometojë atë dhe UÇK-në;
21. Shumë luftëra në histori nuk e kanë arritur qëllimin. Tibetanët në Kinë luftojnë me dekada; kundër pushtuesve rusë luftuan edhe çeçenët, por nuk ia dolën. Mirëpo, kur një ditë çeçenët do ta shkruajnë historinë e vet, lufta çlirimtare e tyre do të jetë pjesë e pandarë e saj. Shembuj si të tibetanëve, të çeçenëve, të ujgurëve, të kurdëve ka me qindra në këtë rruzull.
22. Me luftën e 2001-shit, shqiptarët arritën ta ulin në tryezën e bisedimeve palën sllavo-maqedonase, madje në prani të faktorit ndërkombëtar;
23. Pjesë e lavdishme e historisë së kombit shqiptar është edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bashkë me SHBA-në (NATO-n) e çliroi Kosovën nga pushtuesit serbë;
24. Pjesë e lavdishme e historisë së kombit shqiptar është edhe lufta e UÇPMB-së në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë); 

25. Historia dhe sociologjia nuk merren me teoritë e konsiparcionit;

26. Shpërfillja e vlerave kombëtare historike, mund të ketë për pasojë çhistorizimin e popullit shqiptar. Vlerat historike madhore të një populli zënë vend në krye të sistemit të vlerave të atij populli.
27. Është detyrë e klasës politike shqiptare dhe e inteligjencies shqiptare, që të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që shqiptarët në Maqedoni ta fitojnë statusin e popullit shtetformues; 


Këtë do ta shkruaj historia e kombit shqiptar. Çdo gjë jashtë kësaj është johistorike.
Shqiptarët kanë një prejardhje – ilire, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb.
Të gjitha publikimet 8014789443285037230

Post a Comment

emo-but-icon

Home item

Arkivi

Më të lexuarat

VIDEO